Katica politike me shoke e cuan kushtetuten ne ate derexhe qe kandidatja e vetshpallur te betohej te Bregu i Lanes. –
Katica politike me shoke e cuan kushtetuten ne ate derexhe qe kandidatja e vetshpallur te betohej te Bregu i Lanes
17 nentor 2019
Kushtetuesja/ Vasili i përgjigjet Xhafajt: Katica politike, që mbron Katicën e KED dhe betimin te Bregu i Lanës
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklarataës të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha sot se në përplasjen për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti nuk ka të drejtë, pasi ka vepruar përtej afateve.
Në facebook, duke cilësuar Xahfajn si “Katica” politike e Reformës në Drejtësi, ku i referohet ish-kryeprokurores maqedonase Katica Janeva, e arrestuar me akuzën e korrupsionit, Vasili shkruan se Xhafaj po tenton të mbrojë “palaçollëkun” e kreut të KED-së, Ardian Dvoranin, i cili sipas tij ka shkelur kushtetutën dhe ka tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese, për ta vënë më pas atë totalisht në shërbim të “Rilindjes”.
Postimi i plotë:
Sot Katica politike e reformes ne drejtesi Fatmir Xhafaj po guxon te mbroje palaçollëkun e Katices Dvorani Kryetar i KED, qe shkeli e dhunoi Kushtetuten e Ligjin per ti sherbyer kapjes se Gjykated Kushtetuese nga rilindja dhe per ta kthyer drejtesine ne pronen kriminale te saj.
Sot Katica politike guxon te shantazhoje edhe anetaret e KED ne mbrojtje te Katices Dvorani te KED.
Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike te genjeje edhe per vendime te KED, qe nuk jane marre kurre si dhe per vendime qe KED e ka te pamundur me ligj qe ti marre dhe te shpalle fitues.
KED ka marre vendim vetem, qe vendimet e saj te publikohen ne faqen e Gjykates se Larte dhe kjo eshte e zeza mbi te bardhe e nuk e luan topi.
Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shnderruan Gazeten Zyrtare ne Landfill Zyrtar gje te cilin mbron sot Katica politike Xhafaj.
Mbi Katicen Dvorani bie e gjithe pergjegjesia individuale penale per kete veprim dhe te shume te tjera ne funksion te rolit te tij ne puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dergimin e listave,manipulimin e vleresimit te kandidateve etj etj ndaj edhe do te pergjigjet deri ne nje.
Katica politike Xhafaj, qe ben presion gjoja ne emer te reformes duke permendur vecanerisht partneret amerikane,eshte dita sot qe ti kujtojme se SHBA eshte simboli i drejtesise pavarur,te pakapur dhe te pashantazhuar.
Katica politike nuk mund te shperdoroje e keqperdore dot më SHBA dhe ate qe ato simbolizojne, si alibi per te kapur drejtesine dhe Gjykaten Kushtetuese.
Katica politike, qe bekoi zgjedhjen antikushtetuese te Arta Markut,qe vuri Ministrine e Brendeshme ne funksion te vellait trafikant,qe deklaroi 24 ore perpara vazhdimin dinjitoz te reformave dhe 24 ore me pas iku me bisht ne shale flet sot per parime e per kushtetute.
Katica politike me shoke e cuan kushtetuten ne ate derexhe qe kandidatja e vetshpallur te betohej te Bregu i Lanes
Nje notere e thjeshte u tregua shume me dinjitoze se te gjithe Katicat e kapura te marra bashke.
I gjithe populli i sheh me neveri Katicat e Bregut te Lanes, qe mbrojne njera tjetren dhe kerkon vec ndeshkimin e tyre.
P.S.Katica Janeva Prokurorja Speciale e Maqedonise, qe “bubullinte si luftetare e paepur e krimit dhe korrupsionit, qe u arrestua per marrje ryshfetesh deri ne 1 milion euro