14 Nenntor 2024

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është çështje orësh apo ditësh ekzekutimi i masave për Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës.

Këlliçi: Sot jemi në një pikë që nuk ka në qarqet mediatike në qarqet politike në qarqet gazetareske por mbi të gjitha në qarqet e drejtësisë nuk ka njeri që nuk e di që është çështje orësh apo pak ditësh ekzekutimi i masave për Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës që e kanë kthyer këtë institucion në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.

Në këto 9 vite tashmë në Tiranë janë dhënë mbi 10 milionë m2 leje ndërtimi.

Kulla që presin, janë dhënë me mijëra leje ndërtimi.

Pjesa më e madhe e tyre klienteliste.

Jemi një qytet që ngado që të rrotullohesh sot kundërmon qyteti dhe qytei është më i pisët se kurrë.

Shpalosja e fytyrës së vërtetë të këtij institucioni ka shërbyer edhe për punëtorët e thjeshtë për administratën e bashkisë për të kuptuar se pjesë e kujt mekanizmi janë bërë në këto vite dhe për të kuptuar se për kë po punojnë, punojnë për të pasuruar drejtorët e tyre dhe kreun e bashkisë dhe nuk punojnë për të mbajtur familjet e tyre dhe për ti shërbyer qytetit të Tiranës.

Unë jo më larg se ditën e djeshme kam marrë një letër zyrtare, një kërkesë zyrtare nga prokurori i çështjes ‘’5D’, Klodian Braho për tu paraqitur me datë 19 pranë dy OPGJ që ai ka caktuar si person që kam dijeni për rrethanat e hetimit dhe për dosjen ‘’5D’’ dhe mbi të gjitha si kallëzues.

Nuk kam asnjë kompeks për të duartrokitur këdo prokuror që zbaton ligjin dhe I shkon deri në fund detyrës së tij.

Po e them për ju sot, është lajm ekskluziv. Kam informacione të plota do ti bëj publike edhe të premten që po plotësohen kontrata dhe dokumente të kaluara në kohë nga drejtorët që janë në burg dhe nga punonjës të tjerë të bashkisë Tiranë.

Janë duke u plotësuar aktualisht praktika të kaluara me disa vite duke ndërhyrë në protokoll, duke ia çuar në burg për të firmosur.

Duke ia çuar ish zyrtarëve me data të kaluara, duke grisur faqe në protokoll dhe duke futur në protokoll dukomente të tjera. Ne kemi kërkuar që të ndalet Erion Veliaj, të merret një masë ndaj tij.

Të largohet nga detyra sepse ai është një njeri që prish provat. Çdo ditë që ai shkon në zyrë ai shkon e ndërhyn për të prishur provat.

Puna është bërë në kohë rekord nga një staf vullnetarësh nga studentë të juridikut e ekonomikut që kanë përpiluar një dosje të madhe që ne e çuam në SPAK.

Arritëm të gjenim më pas lidhje të panumërta të drejtorëve të bashkisë Tiranë të shtabit elektoral të Veliajt.

Na dilte që çdo drejtor ishte biznesmen. Sim undet të jesh biznesmen dhe të shkosh në punë për të marrë rrogën 800 mij lek? Te Erion Veliaj te ‘’5D’’ mos harroni janë tre leje ndërtimi që I ka firmosur me firmën e tij ai që nuk I njeh këta.

Edhe pse ai I ka cuar në burg një nga një me dorën e tij. Une kam thënë 4 muaj para se të arrestohej Taulant Tushe e kam pralajmëuar publikisht se I është prerë fleta e arrestit  me urdhër të Erion Veliajt.

Kam paralajmëruar nja 5 të tjerë, Rrapaj, Kapllani, Kacillen, Fino të përgatiten se këta po I çon Veiaj.

Me një skenar që ai do mbetet fillikat I fundit në bashki dhe do ngelet kryetar bashkie pa drejtor. Njeriu vendimarrës për të gjitha këto afera është kreu I bashkisë Tiranë.

Nga OraNews