Këlliçi: – Lufta mes “Kodrës së Diellit” dhe “Surrelit”, reale! SPAK në këtë luftë është me Ramën, jo Veliajn
11 Dhjetor 2024
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, thotë se lufta mes klaneve të bashkisë dhe qeverisë brenda mazhorancës është reale.
Duke qenë dhe ish kandidat për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi thotë se përgjatë fushatës së 2023, qëllimi i shtabit elektoral të Veliajt, ku në krye ishin të akuzuarit e 5D ishte marrja me çdo kusht e atij mandati, pasi sipas tij kjo do i sillte në krye të qeverisë.
Në lidhje me rolin e SPAK, Këlliçi shprehet se ai nuk është asgjë tjetër vetëm se një vegël në duart e Ramës, që e përdor jo për të zbatuar ligjin, por për të goditur prenë e radhës. Sipas tij, Rama e po e përdor SPAK për të zvogëluar influencën e Veliajt, me qëllim që kur ti japë goditjen përfundimtare, të ketë sa më pak kosto. Këto deklarata këllici i bëri në emiosnin “A SHOW” të moderatorit Adi Krasta.
Këlliçi: Vijojmë pritjen siç është dhe rasti i Bashkisë Tiranë. Pjesa e pritjes është interesante, sepse kam pasur dhe unë akuza për qëndrimet që mund të jenë dukur të dyzuara për faktin se kritikojmë SPAK dhe unë vazhdoj ti qëndroj kritikave të mija për SPAK sepse vazhdoj të mendoj se është një aktor politik që po godet opozitën pra ka mision politik për të goditur opozitën. Sepse është fakt që “kampioni i luftës kundër korrupsionit” sot nuk heton kampionët e korrupsionit në Shqipëri. Në ka diçka që SPAK ka treguar që nga momenti kur ka nisur operimin, është se ka trimëruar të korruptuarit. Afera e inceneratorëve, afera e 5D ka nisur pasi u ngrit SPAK… Ka një qëndrim. Po mos kishin qenë të gjitha këto denoncime, po mos kishte qenë pritja, po mos kishte qenë dhe kokfortësia hera herës…
Krasta: Në këtë moment të duket SPAK i çiltër apo kanë ndërmend ta godasin këtë djalin për shpërdorim detyre, një dy vjetësh një tre vjetësh dhe situata do mbetet si me të tjerët?
Këlliçi: Eshtë e vetmja mundësi për të grimuar sadopak fytyrën, në raport me dështimin spektakolar për sa i përket standardit të dyfishtë me goditje të opozitës nga një anë, izolimin me 330 ditë të kreut të opozitës, rrëmbimin e ish presidentit, burgosjen e deputetit Salianji pa asnjë provë që është e ditur dhe ëhstë fakt tashmë. Unë hyj tek ata që mendoj se kjo është një regji e dirigjuar këtë rast nga Surreli dhe ajo që ka thënë Berisha është vërtetë në lidhje mes luftës së Kodrës së Diellit dhe Surrelit. Një luftë mes dy polesh të mëdha të pushtetit…
Krasta: Ju rezulton ju për momentin se ka një përballje mes kryeministrit dhe kreut të bashkisë…?
Këlliçi: 100 përqind. Ka qenë që në ditën e parë, ka qenë që në fillim. Madje që në reagimin e parë publik të kreut të 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës që është Erjon Veliaj ai ka thënë që “si është e mundur që ju të më akuzoni mua për aferën 5D kur vetë kryeministri ka pasur zv/kryeministrin që është në hetim dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi për të dhe është e njëjta gjë sikur akuzat që më drejtoni mua tja bëni kryeministrit për korrupsionin e ministrave të tij”
Krasta: Kjo përmendje të duket e qëllimshme?
Këlliçi: Natyrisht. Mesazh ndaj Edi Ramës dhe ka dalë ky i fundit që ka thënë se bashkohem pikë e presje me qëndrimin e Veliajt. Pas dy ditësh ka dalë vetë Edi Rama që i bëri thirrje SPAK “ ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit, majtas djthatas dhe në cddo nivel” dhe dita ditës ka pasur një strategji. Unë e kam thëmë muaj më parë, Rama do e telendisë dhe do e zvoglojë në atë masë Erjon Veliajn në mënyrë që kur ta flakë të ketë sa më pak kosto. Po kjo sështë meritë e SPAK. Kjo është meritë e një makiavelisti si Rama që ka dhe gurin dhe arrën në dorë dhe pashë sot dhe një reagim të tij (Veliaj) që ishte për të ardhur keq për gjendjen e rënduar dhe gjuhën që përdorte, dhe merrej gjithë kohën me Berishën, ndërkohë që problemin se ka me Berishën e ka nga Edi Rama. Berisha po bën punën e tij, PD po bën punën e saj me denoncimet. Këtë skenar që po ndodh sot, dhe unë kam bindje e dirigjon Edi Rama…
Krasta: Do të vij një ditë që Veliaj nuk do fshihet prapa gishtit dhe do hidhet në sulm ndaj kryeministrit, se po ta shohësh askush nuk e ka bërë nga ai grupim i cili është goditur?
Këlliçi: Këtë nuk di ta them. i vetmi i shkathët mes tyre është treguar Ben Ahmetaj i cili ka kuptuar se çfarë po ndodh dhe nuk preferoi të bënte burgun për Ramën. Të gjithë të tjerët, Beqja, Koka, Bllako kanë shpresur që në një moment Edi Rama do verë dorën në zemër…
Krasta: Fotografia e tigrit mos ishte një mesazh për Ramën?
Këlliçi: Ishte një mesazh i qartë që shumë shpejt ky do të kthehet në një pentito, që mund të godasë dhe Ramën. Por ajo çka është e vërtetë është lufta mes polit të bashkisë dhe kryeministrisë. Edhe për diçka tjetër. Unë kam qenë vetë në fushatë vjet në terren tërë kohës. 5D shtabi elektoral i Veliajt, hajdutët e Bashkisë Tiranë më saktë gjatë gjithë kohës kishin dy pole kundërshtarësh përpara. Më kishin mua dhe kryeministrin sepse thonin që ne do marrim këtë mandat dhe do shkojmë në qeveri. Këtë e di çdo kush, ska njeri në qeveri që se di. Pra të gjithë këtë rezyme e bëra për të thënë se SPAK është faktor dytësor. Pra nuk po godet, nuk po vë para ligjit ata që duhet të shkojnë para ligjit. SPAK është një vegël e kryeministrit për të goditur prenë e radhës kaq e thjeshtë është.