Këlliçi: – Rama shndërron vendin në kampin më të madh të refugjatëve
6 Nentor 2023
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas marrëveshjes së firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni në fushën e emigracioni.
Këlliçi e konsideron këtë marrëveshje nga Rama një tradhëti ndaj Shqipërisë.
Sipas tij me këtë marrëveshje Shqipëria shndërrohet në kampin më të madh të refugjatëve të paligjshëm në Europë.
Sipas Këlliçit antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit përzë me qindra mijra të rinj nga vendi, për ti zëvendësuar ata me emigrantë të paligjshëm.“Pa diskutim parlamentar, pa konsensus politik, pa asnjë analizë dhe transparencë publike, pa dhënë asnjë detaj për marrëveshjen e nënshkruar, pa pyetur askënd, 1 vit pasi Tunizia refuzoi të njëjtën ofertë nga Italia, Edi Rama nga sot e shndërron Shqipërinë në kampin më të madh të refugjatëve të paligjshëm në Europë.
Kjo është tradhëti ndaj Shqipërisë dhe është pabesia më e madhe që Rama mund ti bënte vendit tonë. Tashmë në portin e Shëngjinit do të strehohen deri në 36.000 emigrantë të paligjshëm çdo vit. Antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit përzë me qindra mijra të rinj nga vendi, për ti zëvendësuar ata me emigrantë të paligjshëm.”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./ CNA