29 Gusjht 2024

Përmes një interviste në Ora News, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Belind Këlliçi tha se tashmë opozita ka 5 muaj që proteston para bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se për 5D-në gjyqtari i çështjet ka thënë se këtu kemi të bëjmë me një grupo të strukturuar kriminal dhe që veprën penale e ka të përsëritur së paku 45 herë.

Këlliçi: Kemi protestuar për 5 muaj dhe për çdo javë që protestojmë prodhojmë fakte të reja para bashkisë së Tiranës. Për 5D minimumi duheshin marrë në pyetje të gjithë personat e fshirë. Gjyqtari i çështjet ka thënë se këtu kemi të bëjmë me një grupo të strukturuar kriminal dhe që veprën penale e ka të përsëritur së paku 45 herë. Dhe ai pyet se si ka mundësi që nuk merren në pyetje personat e përfshirë!

Si ka mundësi që përmendet në vendimin e Apelit të Posaçëm rasti i blerjes së apartamentit nga Gramoz Ruci dhe thuhet pse nuk është hetuar translacioni i bërë për apartamentin nëse është blerë me para korrupsioni. Mjafton të shihen faturat dhe librat e protokollit të Gardës ku e ka ruajtur dhe lënë z. Ruçin. Kjo tregon se SPAK po bën një punë të cunguar.