Këmbana më e madhe e botës prezantohet në Poloni. –
Këmbana më e madhe e botës zbulohet në Poloni. –
Këmbana më e madhe në botë është punuar në qytetin polak të Krakovës.
Këmbana peshon 55 ton dhe do të instalohet në një vend të pelegrinazhit të madh në Brazil.
“Vox Patris”, 4 metra e lartë dhe me diametër 4.5 metra, do të vendoset në Bazilikën e Atit të Përjetshëm në qytetin Trindade raportoi pronari i saj Piotr Olszeëski.
Prodhuar nga bakri dhe kallaji, do të aktivizohet nga katër motorë dhe sapo të instalohet do të jetë pjesë e një kullë 100 metra të lartë.
Përgatitjet dhe testet e këmbanës zgjatën pothuajse katër vjet.
Sfida tani është transporti i këmbanës gjigande në Brazil me anije, një udhëtim që pritet të marrë një vit.