Kemi Kryeministrin Universal, ne kohe pandemie na meson si te kualidojme Makinat.

Lajmi nga Rama dora vete: “Rama: – Si do të bëhet kolaudimi i makinave duke filluar nga janari 2021”. Po duart si do i lajme zoti kryeminister!

– 02/12/20

Gazeta Mapo

Duke filluar nga janari i vitit 2021, kontrolli teknik i mjeteve do të merret në kontroll nga shteti.

Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në “Facebook” se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do t’i japë fund koncesionit absurd të kolaudimit të makinave.

 “Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR – dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve”, – shprehet Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu shkruan se mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në kolaudim; mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet dhe taksitë, autoshkollat dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit.

Gazeta Mapo.

V.O. Titulli eshte nga Shqiperia.Com