Kemi pasurinë më të madhe në Europë për etnografinë, por s’kemi muze. – Flet Linda Spahiu.
Kemi pasurinë më të madhe në Europë për etnografinë, por s’kemi muze. – Flet Linda Spahiu.
15 maji 2019
Koleksionistja e kostumeve popullore shqiptare Linda Spahiu e sheh si shqetësim mungesën e një muzeu etnografik në Tiranë. Spahiu thotë se pasuria e kostumeve popullore shqiptare është e jashtëzakonshme, ndaj kjo pasuri ka nevojë të ruhet e transmetohet ndër breza.
Bukuria e kostumeve popullore shqiptare prej vitesh e ka rrëmbyer Linda Spahiu. Përmes një mini ekspozite ajo prezantoi disa artefakte të pakonestueshme në muzeun Historik Kombëtar.
Për koleksionisten rikthimi tek rrënjet është po aq i domosdoshëm sa edhe shëndeti. Ruajtja e kësaj trashëgimie të çmuar ndër breza është mision më vete dhe domosdoshmëri për vijimësi.
Mungesa e një muzeu etnografik prej vitesh është një problem i madh sipas saj, pasi as turistët nuk kanë mundësi që të njihen me këtë pasuri të paçmuar të popullit tonë.
Linda Spahiu rendit si kryeartefaktin me të veçantë xhubletën, e cila daton rreth 4000 mijë vjetë më parë. Sipas saj ky artefakt i rrallë duhet të jetë pjesë e trashëgimisë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Disa prej kostumeve popullore shqiptare u prezantuan për disa orë në Muzeun Historik Kombëta
Gazeta Dita