”Kemi të bëjmë me ‘pastrim etnik’ të pastër”. Goxhaj: – Janë 3 plane për lëvizjen e palestinezëve
28 Janar 2025
Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se përsa i përket palestinezëve në Gaza kemi të bëjmë me një pastrim etnik të pastër dhe se janë tre plane për lëvizjen e palestinezëve.
Goxhaj: Nuk është çështje lidhje shpirtërore ose lidhje gjeografike.
E para duhet të përcaktojmë se kemi të bëjmë me një pastrim etnik të pastër.
Pra përzënia e tyre sepse nuk bëhet llaf që të ikin me dëshirë, për 15 muaj të luftës atje u afrua kjo.
Dhe ky nuk është plan që ka dalë sot.
Janë tre plane që kanë ekzistuar të tilla.
Plani i parë është në vitin 2019 dhe ky plan i vitit 2019 është propozuar nga dhëndri i presidentit Trump, Kushner.
Ai është i pari që ka propozuar këtë plan konkret që të largohen palestinezët nëpër vende të tjera, pa përcaktuar vende.
Në shtator të 2023 ka qenë plani i dytë i bërë nga ministria e sigurisë e Izraelit.
Ndërsa në tetor të vitit 2023 ka qenë një plan më konkret i bërë nga një institut dhe ai bën një plan konkret për lëvizjen e palestinezëve.
Nga OraNews