15 Prill 2024

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert me divën e pentagramit grek, Marinelën, dje në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në minutat e para, Remos, tepër i emocionuar ka bërë një rrëfim nga zemra për komunitetin emigrant shqiptar në Greqi.

“Dua t’ju them pak fjalë që burojnë nga zemra ime. Në vitet 1995-96 unë hodha hapat e para në karrierën time si këngëtar. Në vitet 90’ filluat të vinit dhe ju në Greqi. Kaluan shumë vite që atëherë, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, u rritën edhe ata fëmijë. U rritëm dhe ne bashkë. Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë:
Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë.
Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi!

BallkanWeb