Këngëtarja e Roxette, Marie Fredriksson vdes në moshën 61 vjeçare
Marie Fredriksson, e njohur si këngëtarja e Roxette ishte një nga zërat më të njohur në vitet 1980 dhe 90-të. Ajo vdiq në moshën 61 vjeç pas një sëmundjeje të gjatë.
Familja e saj tha në një prononcim për Expressen, një gazetë në Suedi (vendi i saj i lindjes): “Me shumë trishtim ne njoftojmë se një nga artistët tanë më të mëdhenj dhe më të dashur është shuar.”
Në Shtator 2002, Fredriksson pati një bllokim në banjën e saj dhe pësoi një plasaritje kafke. Një skanim pasues i MRI zbuloi që ajo kishte një tumor në tru, m një shans 25% për të mbijetuar. Ajo mbijetoi, por kishte probleme shëndetësore si rezultat i terapisë rrezatuese. Fredriksson kendoi deri në vitin 2016, kur ajo njoftoi pensionin e saj për shkak të efekteve të sëmundjes.
Partneri i saj tek grupi Roxette, Per Gessle, shprehu dashurinë e tij për Fredriksson dhe familjen e saj dhe deklaroi: “Gjërat nuk do të jenë kurrë të njëjta.”
Cifti, i cili u takua për herë të parë në fund të viteve 1970, u formua në 1986 me sugjerimin e një ekzekutivi të Suedisë. Fredriksson kishte pasur një karrierë të moderuar solo, ndërsa Gessle kishte gjetur sukses me grupin e tij Gyllene Tider, i cili ishte prishur pasi e riemëruan veten Roxette.