Naile Hoxha lindi në Shkodër më 31 dhjetor 1934, këngëtare e muzikës popullore shqiptare. Artiste e Merituar. Disa nga këngët më të suksesshme të saj që kanë pasur sukses jo vetëm në Shqipëri, ishin “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”.


Këngëtarja shkodrane ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. U nda nga jeta më 29 gusht 2016.