10 Janar 2025
Kriza e thelle dhe deshtimi spektakolar ne menaxhimin e shoqerise se shperndarjes se energjise elektrike ne syte e auditoreve dhe te ekspertit te njohur te ceshtjeve te ekonomise Klodian Tomorri.
Kjo kompani, sebashku me ujesjelles-kanalizimet, perbejne rrjeten prej nga lumenjte e parave nga fondet publike derdhen drejt bizneseve private te zyrtareve dhe politikaneve aq sa modeli 5D i Bashkise se Tiranës te duket legjitim…
Po keshtu qindra e mijera patronazhiste ushqehen ne keto kompani se per sherbimet publike nuk shqetesohet njeri.
Dje VOA njoftonte se i 6 shoqëri rajonale të ujësjellësit, që përfshijnë 25 bashki të vendit rritën gjatë vitit 2024 çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët, megjithë kundërshtimet në dëgjesat publike të zhvilluara.
Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasur me vitin 2022.
Ndersa sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, në vitin 2023, në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësave tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së matësave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit.