5 Maji 2023

Kryetari i PD-se Sali Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë Edi Rama se do të përfundojë në burgjet e Amerikës në lidhje me çështjen e McGonigal.

Ai deklaroi në një takim elektoral nga Bulqiza se Rama kërcen nga sevdaja për shkak se ka lepurin në bark për atë që e pre.

“Edi Rama është në panik. Ju e dini atë fjalën që thotë “Kërcen Rama nga sevdaja”. Ky kërcimi nga sevdaja është kërcimi me lepur në bark. Çdo ditë e më thellë ai lepur do shkojë në barkun tënd.

Nuk mbulon dot vjedhjen dhe diskriminimin e tmerrshëm që i ke bërë shqiptarëve. Nuk mukon dot ti aktet kriminale për të mbytur votën me lekë. Pas datës 14Maj të pret ai vend që meriton. Do ketë zgjedhje të përgjithshme, do dalësh para ligjit.

Edvinin e pret edhe miku i tij i nderit Charles McGonigal. E pret me padurim, Nuk ka gjykatës në vend të lirë që dënon ryshfet marrësin dhe nuk dënon dhënësi. Do përfundojë në burgjet e Amerikës, por përpara do provojë këto të Shqipërisë. Ekstradimin do ia bëjmë”, deklaroi ai.