Kërcënimi i ISIS ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, deputeti socialist bën paralajmërimin e fortë: Duhet marrë seriozisht pasi jemi të rrezikuar, për shkak të emigracionit jemi të hapur për sulme terroriste
25 Prill 2024
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 60 flamujve shihet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës të cilët kërcënohen me mbishkrimin se “Janë armiqtë e shtetit që duhen goditur” ka ngjallur panik që vendi mund të goditet nga një sulm terrorist.
I ftuar në një emision televiziv, deputeti i PS-së, Denis Deliu tha se në vetvete kërcënimet janë një sinjal dhe duhen marrë seriozisht pasi sipas tij jemi vend i hapur ndaj këtyre sulmeve për shkak dhe të lëvizjeve të shumta të emigrantëve.
Ndërsa uron që Shqipëria dhe Kosova mos të preken nga sulmet terroriste, ai shtoi më tej se institucionet përkatëse duhet të jenë vigjilentë për parandalimin, apo në rast se ndodh për mirëmenaxhimin e tyre.
“Shqipëria duke qenë vend anëtar i NATO-s, mund të cënohet nga terrorristët. Duhet marrë seriozisht pasi jemi një vend që strehojmë emigrantë iranian dhe afkaganë. Kërcënimet janë një sinjal dhe duhen marrë seriozisht.
Videoja duhet të shërbejë si parandalim të një sulmi terrorist por edhe nëse ndodh ta menaxhojnë mirë atë. Uroj që në Shqipëri dhe në Kosovë mos të ketë apo mos të ndodh sulm terrorist, por jemi të hapur përballë këtyre sulmeve. Duke qenë se jemi vend tranzit, duhet patjetër që Policia Kufitare të bëj kontrolle dhe punë të mirë”, tha Deliu.
Gazeta Sot