17 Tetor 2024

Kreu i Partisë Kombëtare Konservatore Albania Kujtim Gjuzi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme të Ministrit të brëndshëm Ervin Hoxha, pas terrorit me armë zjarri drejtuar deputetëve të opozitës nga Policia Speciale.

Postimi i plotë i Gjuzit:

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”

Kërkon:
Dorëheqjen e Ministrit të brëndëshëm HOXHA nip i familjes të diktatorit gjakatar E. HOXHA

Efektivi i forcave Speciale të ndërhyrjes së shpejtë, tenton të nxjerrë armën, duke kërcënuar me jetë, deputetet e opozitës, brënda ambienteve, oborri i sallës plenare, zotrinjtë Bledion NALLBATI dhe Luan BAÇI theksojmë, kërcënohen nga Policia Speciale e nje rregjimi që ka Rilindur tani.