Kërcënohet me jetë studenti protestues. – “Do të gjej familjen në Dukat”.-
Kërcënohet me jetë studenti protestues. – “Do të gjej familjen në Dukat”.-
24/12/2018
Paraditen e sotme studentët që qëndrojnë ende para Kryeministrisë në protestë kanë dalë në një deklaratë për mediat, duke u shprehur se janë kërcënuar me jetë.
Studenti Klajdi Bello ka deklaruar se është kërcënuar me jetë, duke përmendur edhe emrin e kërcënuesit që sipas tij është Eljon Çuçaj.Bello është shprehur se ka marrë kërcënime në Facebook dhe nëpërmjet telefonit, por sot disa persona u kanë shkuar dhe janë konfliktuar edhe fizikisht me ta.
Klajdi tha:
Kam marrë kërcënime nëpërmjet Facebook-ut nga Eljon Çuçaj, i bëra bllok, më mori në telefon dhe pastaj erdhi këtu fizikisht dhe më tha që unë kam 400-500 veta nga pas. Më tha gjithashtu “do të vij të të gjej familjen në Dukat”, por për të treguar që ne nuk jemi primitiv unë do të ndjek në instancat ligjore. Kini kujdes sepse populli është me ne. Nëse ndonjërit nga ne i ndodh diçka kjo kryeministri dhe kjo qeveri do të bjerë brenda 24 orëve.
Këta persona i kam denoncuar dhe qëllimi i tyre është që ta shuajnë këtë protestë. Unë do të kërkoj menjëherë mbështetje ligjore për familjen time. Këta persona, në të njëjtën orë 10-12, afrohen dhe duan të na kërcënojnë, të mbyllin protestën dhe të na dhunojnë madje. Policia mbron Jon Grabockën dhe Eljon Çucaj, ndërsa ne jo.
Pushteti po përpiqet që ta banalizojë protestën tonë, ju lutem na ndihmoni se po ndihemi të pasigurt. Dua të rritem në vendin tim.”
/Agjensia e Lajmeve Sot News/