24 Tetor 2024

Gjyqtarja italiane Silvia Albano, anëtare e grupit të togave të zeza që u shpreh lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, është kërcënuar me vdekje.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave zyrtarja është detyruar të bëjë një denoncim në Prokurorinë e Romës.

Përveçse gjyqtare, zonja Albano është edhe presidente e shoqatës Magjistratura Demokratike, e cila ka reaguar menjëherë lidhur me ngjarjen.

“Fushata e diskreditimit kundër gjyqtarëve të Romës dhe në veçanti Silvia Albanos ka kontribuuar në krijimin e një klime të kontestuar dhe urrejtjeje, që ka degraduar në kërcënime të rënda mbi sigurinë dhe jetën e saj”, thuhet në një komunikatë të shoqatës.

Rasti në fjalë i shtohet atij të ngjashëm ndaj prokurores që ka në dorë çështjen në ngarkim të zëvendës kryeministrit Matteo Salvini, që kur ishte ministër i Brendshëm nuk lejoi zbarkimin e anijes me emigrantë “Open Arms” në ishullin e Sicilisë.

Nga OraNews