Kerkese (Lutje) publike per Djemt e Mirdites.

Te mos e humbim Orientimin e “Leximit” te Gurit te Mirdites.

E para: A eshte gjetur ne  kete pozicion, apo duhet rrotulluar rreth boshtit 180 grade, sepse mua me duket nga veshtrimi i fotove, qe simbolet (shkrimet piktografike) jane me koke poshe. Me duket, nuk kam siguri.
– Ju lutem verifikoni dhe dokumentoni; cili ka qene pozicioni me kordinata gjeografike i ketij guri pa u levizur, pra pozicioni fillestar.

– Me duket se ai eshte cvendosur per tu ekspozuar dhe filmuar. Levizja humbet shumecka ne orientimin e leximit te piktogrameve. Ka shume rendesi pozicioni i tij real (origjinal) ne lidhje me renien (lindjen) e diellit.. Humbja e njohjes dhe dokumentimit te pozicionit fillestar me kordinata gjeografike reale ngaterron dhe veshtirson leximin dhe kuptimin e ketij dokumenti te simboleve te te Pareve Tone.

Nga shikimi i vidios dhe fotove te publikuara shikohet qartazi, se objekti eshte levizur nga pozicioni qe mijra vite ka qedruar me nje orientim te pozicionuar qellmisht ne zanafillen e tij.
– Ky dokumentim i pozicionit fillestar gjeografik te saktesuar eshte me rendesi dhe kjo kryhet (dokumentohet) vetem keto dite kur kujtesa e puntoreve qe e zbuluan eshte e fresket dhe vetem nga Ju te nderuar djem te Mirdites.
Gabimet ne keto raste jane corientuese per leximn e ketij monumenti te Etnise Tone.

Shenim nga Jaho Brahaj