KËRKIMI: Best Buy Award – SHQIPËRI 2015/2016

Kërkimi i Best Buy Award tregon se shqiptarët preferojnë Samsung, Adidas dhe Nestlé

Kërkimi i parë i Best Buy Award i kryer në Republikën e Shqipërisë ka treguar se në lidhje me raportin midis çmimit dhe cilësisë, qytetarët shqiptarë klasifikojnë në pozicionet më të larta shoqëri dhe produkte të tilla si Samsung, Adidas, Nestlé dhe Erzeni.

Zyrih, Tiranë, 15 prill 2015 – Për qytetarët shqiptarë, shembujt dhe simbolet tipike të raportit më të mirë midis çmimit dhe cilësisë (vlera më e mirë për para) në tregun shqiptar janë produkte dhe shoqëri të tilla si Samsung, Adidas, Nestlé dhe Erzeni.

Këto rezultate janë nxjerrë nga sondazhi i parë i kërkimit të Best Buy Award në Republikën e Shqipërisë, i cili u krye nga organizata zvicerane  ICERTIAS. Organizata mat përvojat dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve në lidhje me raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve dhe shërbimeve të tregtuara. Kërkimi për Republikën e Shqipërisë u krye në muajin shkurt 2015.

Si pjesë e sondazhit të kërkimit të Best Buy Award, të anketuarit u pyetën se çfarë mendonin se përfaqësonte raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë, specifikisht vlera më e mirë për paratë e tyre sipas përvojave të tyre personale me produkte ose kategori  specifike shërbimi në  tregun shqiptar.

Kërkimi në Shqipëri përfshinte 53 kategori të ndryshme ekonomike në sektorë të tillë si shitjet me pakicë, ushqimi, këpucët, veshjet, kozmetika, pajisjet elektroshtëpiake, telekomunikacionet dhe financa.

Pyetjet në sondazhin e kërkimit të Best Buy Award ishin të hapura, pra pjesëmarrësit nuk mund të jepnin përgjigje me disa zgjedhje. Ata mund të përcaktonin lirisht emrat e produkteve dhe ofruesve të shërbimeve që në bazë të përvojës së tyre, ofronin raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë në treg. Për shembull, të anketuarve për kategorinë e “supës së çastit” iu bënë pyetjet e mëposhtme: “Përcaktoni emrin e supës së çastit që sipas përvojës dhe opinionit tuaj personal ofron RAPORTIN MË TË MIRË MIDIS ÇMIMIT DHE CILËSISË në tregun shqiptar.” Shumica e pjesëmarrësve iu përgjigjën kësaj pyetjeje me “Maggi”.

Në kategorinë “drithërat për vaktin e mëngjesit” Nestlé fitoi vendin e parë. Në kategorinë “zinxhiri i shitjeve me pakicë me pajisje, veshje dhe këpucë sportive” – Adidas u pozicionua në vendin e parë.

Fituesit e vendit të parë në kategoritë e tjera të kërkuara përfshinin Digitalb (televizioni dixhital), Volkswagen (makina familjare), Colgate (pasta e dhëmbëve), Korça (birra), Tepelene (uji me gaz), Sidnej (marmalada) dhe Erzeni (qumështi).

Është e rëndësishme të theksojmë se kërkimi i Best Buy Award nuk mat pjesën e tregut ose vlerën e aksioneve të markës. Përvojat, opinionet, përmbushja e kërkesave dhe perceptimet e konsumatorëve përdoren ekskluzivisht për të matur raportin midis çmimit dhe cilësisë të mallrave dhe shërbimeve në treg  në bazë të përvojës së tyre personale.

Metodologjia dhe  Përzgjedhja e Grupit Model të Analizës

Sondazhi i Kërkimit të Best Buy Award për Shqipërinë, 2015/2016, u krye nga International Certification Association GmbH (ICERTIAS), e cila është një organizatë zvicerane që përdor një  grup model analize prej 1,200 qytetarësh shqiptarë, përdorues Interneti të grup-moshës 15 vjeç e lart. Sondazhi u krye duke përdorur një pyetësor interneti gjatë muajit shkurt 2015 në bazë të metodës së Intervistimit/Pyetësorëve me anë të Internetit- Deep Mind Awareness (CAWI-DEEPMA) (metodologji e fokusuar në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve e bazuar në raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve ose shërbimeve).

Rreth Projektit të Best Buy Award

Sot, më shumë se kurrë blerësit janë duke kërkuar një vlerë më të mirë për paratë e tyre. Gjatë marrjes së vendimeve përfundimtare të blerjes, konsumatorët krahasojnë çmimin dhe cilësinë e secilit produkt që mendojnë të blejnë. Raporti midis një çmimi të mirë dhe cilësie të mirë të mundshme (Best Buy) është jashtëzakonisht i rëndësishëm për konsumatorin.

Best Buy Award është një projekt nga ICERTIAS – International Certification Association GmbH , me seli në Zyrih, Zvicër.

Misioni i kërkimit të Best Buy Award është që të krijohen perceptime për përvojat dhe perceptimet e përdoruesve  në lidhje me produkte dhe shërbime që konsumatorët mendojnë se ofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë (koncepti i ashtuquajtur best buy).
 
Qëllimi i projektit dhe çertifikatës së Best Buy Award është thjeshtimi i kërkimit për mallrat dhe shërbimet më të mira me çmimin më të favorshëm. Blerësit në tregjet lokale dhe ndërkombëtare synohen të jenë përfitues të këtij procesi.
 
Studimi i kërkimit të Best Buy Award është kryer sipas dispozitave të Manualit Ndërkombëtar për  Kryerjen e Kërkimit Social dhe të Tregut, i cili është miratuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Shoqata Evropiane e Ekspertëve Kërkimorë (ESOMAR).
 

Informacion shtesë:
 
Best Buy Award
ICERTIAS – International Certification Association GmbH
Feldeggstrasse 23
8008 Zurich, Switzerland
 
PERSONI I KONTAKTIT I ZYRËS SË SHTYPIT
Departamenti i Medias i ICERTIAS: +41 43 544 4420
press@icertias.org