Kerkohet Shkarkimi i Rames. Spartak Ngjela: – Pse është fshehur në Malin e Dajtit…
Kerkohet Shkarkimi i Rames. Spartak Ngjela: – Pse është fshehur në Malin e Dajtit…
16 MARS 2020
Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet.
Sipas Ngjelës, Rama është fshehur nga frika ndryshe nga liderët e tjerë politikë që ndodhen në punë mbi 12 orë në ditë.
“Pse është fshehur në Malin e Dajtit Kryeministri i Shqipërisë?
Ku është fshehur Presidenti “revolucionar” i Shqipërisë, pse nuk i del shqiptarëve për epideminë me kushtetutë në dorë?
Kryeministri italian Konte, është në punë mbi 12 orë në ditë, me një epidemi të nivelit të lartë, dhe nuk flet për popullin por është me popullin – punon deri natën vonë. Kështu shihet që po bën edhe Kancelarja e Gjermanisë, madje edhe Mbreti i Spanjës.
Por, kryeministri shqiptar, që flet shumë “në të mirë të popullit”, është në shtëpi dhe flet me popullin nga Mali i Dajtit. E kuptoni tani pse na preku korronavirusi?
Kryeministri që nuk del në punë në një krizë të madhe si kjo: krizë në shendetin e shoqërisë, në jetën shoqërore me panik, në ekonomi, në mjekësi dhe në treg – një kryeministr që qeveris përballë kësaj krize, por, i tillë që ka frikë t’i shërbejë popullit, duhet të japë dorëheqjen. Çdo kryeministër, kur ka kërkuar votën për të qeverisur, e ka nënkuptuar sakrificën sublime kundrejt shoqërisë që i është drejtuar për votë. Kështu po bën Angela Merkel, kështu po qeveris Giuseppe Conte dhe mbreti i Spanjës…
Ku është kryeministri shqiptar! Është fshehur nga frika…
Zoti kryeministër, ose shko në detyrë, qark nëpër zonat e infektuara dhe në selinë e kryeministrit, deri natën vonë; ose jep dorëheqjen si i paaftë psikologjikisht për të qenë kryeministër në një kohë krize si kjo.”
Gazeta Sot