“Kërkojnë të heqin qafe Saliun dhe Ilirin”. Meta: – Beteja për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar!
Gjatë një mbledhje të zhvilluar të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Meta ka ironizuar arrestimet e zyrtarëve socialist.
Sipas ish-Presidentit, atyre u është siguruar se do t’i shpëtojnë burgut, sapo të heqin qafe Ilir Metën dhe Sali Berishën.
“Janë 96 mijë pensionistë të zonave rurale me pension mesatar 9600 lekë. Janë 6143 pensionistë invalid me pension 8195 lekë në muaj. Janë rreth 4450 pensionistë me pension familjar në zonat rurale me 2516 lekë në muaj. Kostoja e jetesës është rritur pafund. Shqiptarët po ia mbathin. I thonë fëmijëve ik andej dhe na sill ndonjë lekë. Nga Serbia ikën një person, nga Shqipëria ikin 10. Një vend që ka çelur negociatat që në vitin 2012, Mali i Zi, ndërkohë që stabilizim asocimin e firmosën 2 vjet pas nesh. Ata ecin shpejt.
Çfarë t’iu them për borxhin publik. Biznes marrin njëherë kur ia heqin dikujt. Jashtë fiton gjyqin ndërkohë që këtu nuk mori atë që i takon. Gjobën e paguajnë shqiptarët. Për korrupsionin jeni lider global, jo rajonal.
Ne jemi të dytët pas Zimbabve. Sipas 2022 Transparency jemi përkeqësuar me 26, 27 vende. Shikoni rezolutën e Parlamentit Europian. Ata duan ta fusin Shqipërinë prej kohësh. Ndërsa ne kërkojmë rrugë të tjera për t’i bërë bisht kërkesave të BE-së. Këto janë tregues të asaj se ku jemi. Janë fakte. E përjeton shumica e familjeve shqiptare.
Përveç pasigurisë, gjobvënies, presionit politik, seleksionimit të njerëzve të besuar dhe të dyshuarve të armiqve dhe të deklasuarve. Kanë denoncuar, çfarë i ka gjetur këta. Do bëjnë pak burg, do të të mbajmë aty për ca kohë, por mos ki merak se nuk do të hetohen familjarët dhe shokët.
Duro sa të heqim qafe Saliun dhe Ilirin. Tani mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë, ka filluar. Unë Stalingardin e kisha 5 vjet për të mbrojtur Kushtetutën. Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë, që kur ishte për t’i rënë Tahirit, i binin Beqajt, kur ishte për t’i rënë Beqajt, i binin Tahirit” – tha Meta.