Kërkon dënimin për trafik droge. – SPAK rekurs në GJK për ish-ministrin Saimir Tahiri
Kërkon dënimin për trafik droge. – SPAK rekurs në GJK për ish-ministrin Saimir Tahiri
19 PRILL 2022
SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin me 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’.
SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh. Kjo masë përfshin edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Pritet që brenda javës të pandehurit të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Kujtojmë se GJKKO mori vendimin për Tahirin në muajin shkurt, duke e dënuar 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3 vite e 4 muaj burg.
Vendimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Gela, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural me rëndësi për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, prandaj brenda afatit ligjor paraqesim rekurs kundër këtij vendimi, duke parashtruar shkaqet, si më poshtë.
Në kundërshtim me sa arsyeton Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në zbatimin e gabuar të ligjit material dhe procedural, shqyrtimi gjyqësor ka provuar fajësinë e të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Cela në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë akuzuar.
Gjykata është kontradiktore në vendimmarrjen e saj, pasi nga njëra anë, ajo ka vlerësuar dhe evidentuar në mënyrë të hollësishme provat e paraqitura nga prokuroria për faktet objekt akuze në ngarkim të të pandehurit Saimir Tahiri lidhur me marrëdhëniet apo qëndrueshmërinë e tij me pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal Moisi Habilaj, Flarian Habilaj etj, gjatë kohës së ushtrimit të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve, por nga ana tjetër këto veprime të kundraligjshme i klasifikon si shpërdorim detyre.
Në kundërshtim me sa arsyeton Gjykata, këto prova të çojnë në përfundimin se jemi para veprave penale për të cilat është marrë i pandehur Saimir Tahiri.
Të gjitha rrethanat dhe kontaktet e të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela (të cilat pranohen nga Gjykata në vendimin objekt rekursi) duhet të ishin vlerësuar si prova qe te çojnë drejt qenies së tyre si pjesë e grupit te strukturuar kriminal. Shqyrtimi gjyqésor provoi se té pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, me veprime konkrete te kundraligjshme ishin pjesëtarë té grupit strukturuar kriminal.
Kuptohet qé né njé grup te strukturuar kriminal çdo anëtar ka rol apo pozicion të ndryshém. Shqyrtimi gjyqésor ka provuar se te pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela jane pjesé e ketij grupi te strukturuar kriminal, pasi fale edhe detyrave tyre funksionale, kane krijuar lehtësirat e nevojshme qe grupi té vazhdonte aktivitetin kriminal i qete dhe pa ndërhyrjen e policisë (siç ka ndodhur ne fakt, pasi lënda
narkotike qe trafikohej kapej vetem ne territorin e shtetit italian, pas largimit te tyre nga detyra janë sekuestruar sasi te mëdha lende narkotike ne Vlore)”, argumentohet nder te tjera.
Gazeta Shqip