“Kërkuan një tokë shtetërore dhe e bënë si private”, Andi Tela tregon si e “gjeti” pronën për resortin Olta Xhaçka: – Kjo ka ndodhur nga viti 2020 kur për 5 ditë janë bërë…
25 Mars 2024
Gazetari Andi Tela tregoi për një emision televiziv rrugën që ndoqën biznesmeni Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka, për të marrë mbi 10 mijë metra tokë në Gjilekë për të ndërtuar një resort turistik. Sipas tij ata kërkuan një tokë shtetërore dhe më pas u mor sikur ishte e privatëve
“Artan Gaçi me bashkëshorten kanë shkuar në Gjilekë dhe kanë kërkuar një tokë shtetërore dhe Jorgo Goro u ka gjetur 10500 metra. Mënyra për ta marrë është t’ua marrim privatëve. Është gjetur shtetasi Stavri Mëhilli që kishte 1200 metra ullishte lart në kodër dhe e kanë bërë me 5512 metra në plazh. Kështu edhe me parcelën 5080 metra që iu vu emri i dy privatëve. Në këtë tokë ata duan të ndërtojnë hotelin.
Pasi kërkojnë në qeveri statusin e investitorit strategjik marrin edhe plazhin.
Meqë Artan Gaçi ishte burri i ministres u kërkua një investitor i huaj, që u bë kunata e Olta Xhaçkës, rregullojnë lejen dhe marrin plazhin. Kjo ka ndodhur nga viti 2020 kur për 5 ditë janë bërë të gjitha veprimet dhe 3 muaj më pas ka marrë lejen e ndërtimit në 31 dhjetor. Në këto moment Artan Gaçi me bashkëshorten u ballafaquan me parlamentin, ku u kërkua heqja e mandatit të Xhaçkës.
E gjithë historia e ka bazën në ligjin 7501 dhe janë ndarë pjesë jashtë saj. Bregdeti nga Palasa etj. nuk ka patur jetë, por vetëm ullishte”-tha Tela.