“Kërkuan paradhënie 20% të investimit”- Zbardhen përgjimet e Anti-mafias Italiane: Si do merrej tenderi i sigurtë! Negociatat për korrupsion në nivel ministri! Kush është sipërmarrësi me nofkën “Princi”

 23 janar 2021

Një hetim i Antimafias italiane në Catanzaro, që ka çuar pas hekurave dhjetra persona, ka zbuluar edhe një skemë me të cilën sipërmarrës italianë arrijnë të krijojnë kontakte dhe lidhje miqësie me zyrtarë në Shqipëri, deri në nivel ministrash, për të investuar në vendin tonë, duke paguar rryshfete.

Trembëdhjetë persona në burg dhe 35 në arrest shtëpie është rezultati i operacionit të koduar “Profil i Ulët”.

“Shqipëria si Kalabria”

Sipas “Il Corriere Della Calabria“, “Shqipëria është si Kalabria në vitet ’60 … ka gjithçka për të bërë”.

Media italiane shkruan se si sipërmarrësi, Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me këshilltarin e komunës Catanzaro, Tomaso Brutto për qëllimet e Gallo-s në sektorin e ndërtimit të gradaçelave.

PERGJIMI 1

Nga përgjimet e ‘Antimafias’ sipas mediave italianë në një takim mes sipërmarrësve, ata flasin dhe për rolin e ministrave shqiptarë, ku sipas tyre kjo çështje duhet të kalojë nëpërmjet duarve të një personi, në nivel të ministrave.

‘”Në një takim të datës 24 prill të vitit 2017, Tommaso Bruto i referohet Gallos, “që është dakord që të behet marrëveshja”.

Ideja është që të hapej një aktivitet tregtar në Shqipëri, ku sipas D’Alesandros, “mjafton që t’i japësh të drejtë një personi të vetëm, dmth në nivelin e ministrive.. Vetëm një duhet të kalosh”’

PERGJIMI 2

Në një tjetër përgjim, siç publikojnë mediat italiane, në 22 maj të 2017 Tomaso dhe Saverio Brutto takohet në një banesë me Ercole D”Aleessandro dhe Antionio Gallo për të diskutuar rreth kësaj marrëveshje.

Gallo shfaqet i ndarë në dy drejtime, nga njëra anë shfaqet i merakosur për hetimet e mundshme ndaj tij dhe planifikimit të investimit.

“Kemi këtë projekt në Shqipëri, e kemi nisur… në kuptimin që e kemi gati strukturën, e kemi bërë shoqërinë me Saverio Brutton për të përshpejtuar dhe kohën, kemi blerë dhe kemi porositur mallrat! Jemi në një pikë të mirë dhe kemi një person shqiptar që është e quajnë “menaxher” që do drejtojë çdo gjë dhe që ka eksperiencën në këtë sektor”

Në këtë pikë D’Alessandro shton se në një distancë kohore prej një muaji ai do të nisej për të Shqipëri dhe në këtë mënyrë do të mund të “finalizonte’ me të tijët “kontaktet e mira”.

FINALIZIMI MARRËVESHJES

Arrihet në konkluzionin se në një bisedë mes Gallos dhe D’Alessandros në 23 mars të viti 2018 çështja fokusohet tek tema politike.

Pak kohë më parë, prokuroria ka dokumentuar vizitën e disa shqiptarëve të gatshëm për të diskutuar si të ‘përmbyllin’ një tender, në mënyrë që t’i lejojnë sipërmarrësit Gallo një fitore të sigurte, që do ta çonte në biznesin e ndërtimit të gradacelave.

Në këmbim ai duhet të jepte një paradhënie në kesh që kapte vlerën e 20% të shumës totale të investimit në këtë tender. Më këtë kërkesë ëndrra për të ‘pushtuar’ Shqipërinë, zhduket.

HETIMI

Hetimi i “Basso Profilo” (Profili i Ulët) u koordinua nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut të Catanzaro-s, nën komandën e kryeprokurorit Nicola Gratteri. Një “komitet biznesi” që bashkonte sipërmarrësit, politikanët, administratorët publikë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, “një bashkim djallëzor” me fije të lidhur me Ndragheta-n.

Hetimi sillet rrotull sipërmarrësit Antonio Gallo, i njohur ndryshe me nofkën “Princi”. Një sipërmarrës i gjithëanshëm dhe i paskrupullt, siç e cilëson prokurori i Catanzaros Nicola Gratteri.

Ai mban marrëdhënie me banda, politikanë, eksponentë të pabesë të policisë. Sipas akuzës, interesi i tyre ishte përdorimi i Cesa-s si një instrument për të zgjeruar rrethin e tyre të njohurive, e mbase për të zbarkuar në Shqipëri ku do të furnizonin strukturat publike me produktet e tyre.

Gallo, në fakt, “duke përdorur kompani ekzistuese biznesi të përfshira në sektorin e furnizimit të materialeve të kujdesit në punë, duke hapur një filail në Shqipëri, të angazhuar në sektorin e pastrimit, duke përdorur mbështetjen e figurave politike me peshë rajonale (Talairco Francesco, sekretar rajonal i UDC) dhe me peshë kombëtare (Cesa Lorenzon, asokohe eurodeputet i UDC), ishte përpjekur të bëhej lider në sektor.

Hipoteza është që dy politikanët i kishin siguruar se do të ndërmjetësonin me zyrtarë publikë që shërbejnë në institucione ose me drejtorë të ndërmarrjeve të brendshme në nivel ndërkombëtar.

DARKA E 7 KORRIKUT 2017

Në dokumentet e hetimit kanë dalë të dhëna nga shërbimi i vëzhgimit i cili konfirmoi takimin që Gallo, së bashku me Talaricon, dhe Cesa-n zhvilluan në një restorant në Romë më 7 korrik 2017. Megjithë lidhur me takimin nuk ka interceptime sepse atë kohë Cesa ishte eurodeputet. Nga ana e tij Cesa shprehet i sigurt se mund ta sqarojë pozicionin e tij.

“Nga një lexim i parë përmbledhës i dokumenteve-shpjegoi ai- pohoj përfshirjen time në një ngjarje të kufizuar, të finalizuar me pjesëmarrjen në një drekë biznesi të organizuar në Romë nga Talarico në 2017-ën, së bashku me të ftuarit e tij, emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Cesa thotë se ai është “i qetë para provave të dokumentaruar”.

Gazeta Panorama