KESH shet energji në krizë për energjitike! – Reshjet e shiut rrisin pak Fierzen
KESH shet energji në krizë për energjitike! – Reshjet e shiut rrisin pak Fierzen
3 PRILL 2022
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka shitur energji në ditët e para të prillit.
Bëhet me dije se reshjet intensive të shiut kanë shtuar prodhimin e energjisë në vend duke bërë që në kaskadën e Drinit rezerva energjitike të arrijë në 350 GWH nga 313 GWH që ishte para dy javëve .
Sipas ABCNews për të menaxhuar energjinë e prodhuar ditët e fundit Korporata elektro-energjitike ka hapur tender për të shitur energji për datat 1 dhe 2 prill.
Sipas dokumentave rezulton se ka shitur rreth 11 mijë e 800 MWH me një çmim mesatar prej 150 euro megavatori. Të njëjtën sasi rezulton se e ka para- blerë para disa ditëve për të furnizuar vendin.
Por energjia elektrike e parablerë për ditët e para të prillit rezulton se është importuar me çmim më të lartë e cila arrin në një mesatare prej 290 euro për megavator. Kjo pasi në bursë çmimi i energjisë elektrike është ulur gjatë ditëve të fundit.
Kesh ka bërë me dije se ka bërë kërkesë për depozitim të energjisë elektrike të prodhuar gjatë ditëve të para të prillit por kjo procedurë është anulluar pasi nuk ka pasur interes nga kompani e më pas ka hapur proçedurë për ta shitur.
Ndërkohë që nga ana tjetër njoftohet se reshjet e dendura të shiut thuajse kanë dhjetëfishuar prurjet në kaskadën e Drinit .Në liqenin e Fierzës aktualisht prurjet janë 800 m3 në sekond nga 100 m3 që ishin para disa ditëve. Ndërkohë në Koman prurjet kanë arritur në 650 m3 në sekondë nga 32 që ishin para dy javëve dhe në Vaun e dejës kanë arritur në 100 m3 nga 10m3.
Gazeta Shqip