4 Janar 2025

Publicisti Ben Andoni gjate nje interviste, i pyetur per këshillat që kryeministri Edi Rama ia jep herë pas here publikisht kryeministrit Albin Kurti për qasjen e tij në dialogun me Serbinë dhe në raport me Perëndimin, siç ndodhi edhe së fundmi në mbledhjen e përbashkët parlamentare në Prishtinë, analisti tha se ato duken te teperuara.

“Këshillat e mira zakonisht jepen pa tam-tamet e medias. Që do të thotë se dy kryeministrat mund të takohen formalisht dhe jo formalisht dhe të shpalosin qëndrimet por edhe të ndihmojnë në pikat, ku e shohin të arsyeshme. Mënyra sesi Kryeministri Rama përgjatë disa viteve i ka bërë propozimet, më janë dukur pak si karshillëk për Kosovën dhe lidershipin e saj.

Kështu ndodhi dhe me propozimin e fundit, që është artikuluar më parë nga diplomatë perëndimorë, ashtu si edhe nga presidentja Osmani. Ideja që Kosova do të duhej të zbatonte në formë unilaterale Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit është pak e pavend, pasi Prishtina dhe Beogradi u duhet ta gjejnë gjuhën, pasi në mes janë shumë tema me interes. Ashtu, si duhet një marrëveshje mes tyre, që të procedohet me hapat e tjera, qoftë për Kosovën por edhe për Serbinë.

Nga ana tjetër, edhe nëse Kosova do e pranonte propozimin e Ramës, Serbia përballë e ka shprehur qartë se nuk e respekton marrëveshjen dhe madje u bë dhe një letër zyrtare për këtë angazhim nga Beogradi” – potencoi publicist I njohur.

Nga: ntv.al