Këshillat Studentorë thirrje: Të hënën protestë kombëtare, bashkohuni.-
Këshillat Studentorë thirrje: Të hënën protestë kombëtare, bashkohuni.-
15,dhjetor, 2018.
Këshillat studentorë, kanë njoftuar sot, mbajtjen të hënën e një proteste kombëtare të studentëve.
Duke ftuar në këtë protestë, jo vetëm studentë e pedagogë, por edhe çdo prindi e qytetari, “që të na bashkohen në këtë kauzë të drejta e cila po hedh bazat e një arsimi cilësor për ne dhe brezat që po vijnë”.
Studentët bëjnë të ditur edhe axhentën e protestës.
Sipas axhentës, studentët e do të mblidhen në orën 10.00 në fakultetet respektove.
Në orën 11.00 do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.
Në 11.30 do të fillojë protesta kombëtare.
v.l/Dita