Këshilltari gjerman i CDU: – Presidenti Meta të shpallë urgjent zgjedhje të reja.

09/02/2020

Martin Henze, Këshilltar i CDU (Gjermani) ka komentuar sërish lidhur me situatën politike në vend.

Në një postim në Twitter Henze shkruan se Shqipëria po përballet me falimentimin e shtetit, për shkak të shkeljes së Kushtetutës, krijimit të një aleance financiare, borxhit të pakontrollueshëm dhe integriteti i gjithë shtetit është i rrezikshëm.

Më tej këshilltari i CDU jep alarmin që Presidenti i vendit duhet të shpallë zgjedhje të reja.

Martin Henze, Këshilltar i CDU në Twitter më gjerësisht shkruan: “Shqipëria po përballet me falimentimin e shtetit. Ligjërisht ekziston një emergjencë Shtetërore, për shkak të shkeljes së kushtetutës, krijimit të një aleance financiare, borxhit të pakontrollueshëm, integriteti i gjithë shtetit  është i rrezikshëm, kontrolli parlamentar është në zero. Presidenti duhet të thërrasë zgjedhje të reja”.

Pas prononcimit alarmant të Martin Henze, lind pyetja: A do ti shpallë Presidenti Meta zgjedhjet e reja sapo të kthehet nga vizita zyrtare në SHBA?

Gazeta Koha e Jone