Këshilltari i Ramës sulmon dy ministre të qeverisë. – Paralajmëron shkarkimin e tyre, ja për kë bëhet fjalë
Këshilltari i Ramës sulmon dy ministre të qeverisë. – Paralajmëron shkarkimin e tyre, ja për kë bëhet fjalë
18 MARS 2022
…” Jam i mërzitur me ramizimin e gjuhës së ministreve. Balluku thotë mos blini cigare me BMË, kush është ajo? Kush ia jep të drejtën atë frazë neveritëse? Frida thotë mbillni grurë në mes të marsit, po bora. Me këtë gjuhë mund të flasë Rama”.
Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiu sulmoi ashpër dy ministret, Belinda Balluku (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Frida Krifcën (Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural) për deklaratat e dhëna lidhur më krizën e rritjes së çmimeve të energjisë, karburantit dhe inputeve bujqësore. Në një studio televizive, bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës theksoi se gjuha e përdorur nga Balluku dhe Krifca në ditët e fundit ishte neveritëse pasi kopjojnë gjuhën e shefit të qeverisë Rama. Në këtë mënyrë, Haxhiu paralajmëroi se të dyja ministret socialiste mund të shkarkohen në të ardhmen. “Për fjalët e ministreve dhe koncertin e Malumas, që është neveritës.
Jam i mërzitur me ramizimin e gjuhës së ministreve. Balluku thotë mos blini cigare me BMË, kush është ajo? Kush ia jep të drejtën atë frazë neveritëse? Frida thotë mbillni grurë në mes të marsit, po Bora. Me këtë gjuhë mund të flasë Rama. I qëndroj që protesa është neveritëse”, tha këshilltari i kryeministrit Rama.
Më tej, Haxhiu këmbënguli se protestat qytetarë kundër rritjes së çmimeve janë të neveritshme dhe jashtë kontekstit kohor për shkak se po zhvillohet lufta në Ukrainë. Ai kërkoi që shqiptarët të shikojnë 35 milionë qytetarë europianë që nuk kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit pasi janë solidarizuar për çlirimin e Ukrainës. Sipas tij, shqiptarët duhet të përgatiten për luftë nëse do të thërrasë NATO. “Unë kam jetuar me 2 mollë në kohë lufte. Ta kam treguar.
Përjetimi i luftës është më i shëmtuar në jetë.
Në momente krize me pasion të flet Rama, se ai e ka pasiononte gjuhën kur shpjegon gjëra.
Protesta është neveritëse dhe është jashtë konteksti dhe vetëm shikojini 35 milionë evropian që nuk kanë patur nxehje gjatë 2 muajve e fundit. Nuk janë ngritur në protestë për një arsye sepse e dinë kontekstin kohor të kësaj që po ndodh. Ne jemi pjesë e NATO-s. Nëse kërcet pushka, të gjithë këta meshkuj këtu do të vishen për të mbrojtur lirinë. Këta njerëz kanë halle. Kanë të drejtë në disa pika”, tha në vijim Baton Haxhiu.
Kriza e çmimeve, Haxhiu: Përgatituni për më të keqen
Për sa i përket krizës ekonomike të shkaktuar në Europë nga shumëfishimi i çmimeve të produkteve të ndryshme të konsumit, këshilltari i kryeministrit shqiptar u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të përgatiten për një situatë më të vështirë financiare. Ai vlerësoi vendimin e qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike. “Po keni lekë, por s’do të keni mundësi të blini asgjë. Me atë që po shoh, më mirë të përgatiteni për më të keqen, sesa të protestoni për një kauzë të drejtë por në kohën e gabuar. Megjithatë kjo është qeveria e vetme në Europë që e ka mbajtur çmimin e energjisë të pandryshuar”, u shpreh në një emision bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Rama, Baton Haxhiu.
Shkruar Nga: DARIO VELAJ
Gazeta Sot