“Këta çfarë pështyjnë, e lëpijnë në darkë”, Murrizi: – Shumë politikanë sot janë me çengela në hundë!
8 shtator 2022
Tema e ngritur për ish-sigurimsat për deputetin Myslim Murrizi, ka ardhur për të krijuar një amulli për muajin shtator.
“Spiunët që janë sot në politikë, janë me vendim të gjykatës së 1996-tës”, sqaroi Murrizi. “Pas 74’ filluan të rekrutojnë gjimnazistë që në vitin e dytë dhe të tretë”, u shpreh Murrizi.
Dosjet nuk janë prishur, sepse nëse do të ishin prishur at’herë do të hapeshin’, tha deputeti i ftuar për “Zona Zero”.
“Fytyrat më të degjeneruara, që kanë spiunuar dhe familjen, japin moral në televizion”, tha Murrizi.
Në lidhje me aksionin e protestave të paralajmëruar të PD-së, Murrizi u shpreh se është gjithmonë pro protestave, për të shkundur qeveritë, por cilësoi se ne (popullit) na mungon kultura.
“Demokracia duhet të vendoset me votë, pushtetet duhet të ndërrohen me votë”, tha Murrizi.
“Unë popullin nuk e quaj më viktimë, sepse kanë 20 vitë që shajnë këto qeveri, dhe të shtunën dhe të dielën ikin sërish dhe i votojnë”, tha më tej Murrizi.
“Shumë politikanë në Shqipëri nuk e shijojnë lirinë, janë me çengela në hundë”, duke nënkuptuar se shumica e politikanëve shqiptarë, nuk munden ta thonë mendimin e tyre të lirë përpara eprorëve.
“Duhen krijuar alternativa të besueshme për shqiptarët”, tha Murrizi.
Në lidhje me ndryshimin e drejtorëve të policisë, Murrizi tha se për ish-drejtori Gledis Nano ka informacione, dhe se ai nuk erdhi kot në atë post. “Ai u prezantua nga Rama si një person shumë i arritur. Këta çfarë pështyjnë, e lëpinë në darkë”, u shpreh deputeti.
Gazeta Shqip