Këtë herë nuk është Brexit! 15 shtete mbyllin kufijtë me Britaninë e Madhe. Mutacioni i ri i Covid frikëson europianët, largohen me avionët e fundit nga vendi. Po Shqipëria do marrë masa?

21 dhjetor 2020

Britania e Madhe është në lockdown! Mutacioni i ri i ngjashëm me Covid ka bërë që shtete si Danimarka, Holanda, Belgjika, Italia, Franca, Gjermania, Zvicra, Greqia, Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite, Kanadaja dhe El Salvador të ndërpresin fluturimet. Ndërkohë që SHBA-ja nuk e konsideron të arsyeshme që të ndërpresë fluturimet me Britaninë e Madhe.

Kjo mbyllje vjen pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë të Britaninë e Madhe. Njerëzit kanë shpejtuar të marrin avionin e fundit për ti shpëtuar mbylljes ndërsa të tjerë kanë boshatisur supermarketet.

Rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover në Kanalin e La Manshës, si edhe tuneli europian, i njohur si Eurotuneli. Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe. Si transporti i mallrave edhe pasagjerët luten të mos udhëtojnë, bëri të ditur porti Dover të dielën në mbrëmje. Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues.

Sot do të mbahet një takim urgjent nga kryeministri Boris Johnson, i cili do të përqëndrohet në kufizimet e lëvizjes ndërkombëtare, dhe “në veçanti fluksin e qëndrueshëm të mallrave brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe.

Nga ana tjetër në vendin tonë, nuk është marrë asnjë masë shtrënguese dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për kontrolle më të rrepta pas përhapjes së këtij mutacioni.

o.j/dita