Kete vere eshte rihapur ‘Domus Aurea’. – Zbulohen pikturat e Romës antike në shpellat përrallore të Neronit
Kete vere eshte rihapur ‘Domus Aurea’. – Zbulohen pikturat e Romës antike në shpellat përrallore të Neronit
Nga Besmira Pelushaj
“Domus Aurea” në Romë, ku u zbulua dhoma e fshehtë e perandorit Neron, rihapet për publikun me një ekspozitë emocionuese dhe ndërvepruese e quajtur, “Raphael and the Domus Aurea. Shpikja e Groteskëve”.
Projekti që tregon historinë e jashtëzakonshme të rizbulimit të pikturës antike të groposur pikërisht në “shpellat” e shtëpisë së Neronit, që kur artistët e parë të shekullit të 15-të filluan të zbresin në Pallatin e artë, deri në rizbulimin e Rafaelit që bëri kanonizimin e groteskëve, ato u bënë një përbërës dominues i shijes së shekullit të 16-të.
Ekspertët e cilësojnë një ekspozitë multimediale dhe ndërvepruese që përpiqet të evokojë atë sferë përrallore që ka shoqëruar gjithmonë karakterin e Neronit, i cili e ndërtoi pallatin madhështor rreth 2000 vjet më parë. Përurimi ishte parashikuar më 6 Prill, 2020 me rastin e pesëqind vjetorit të vdekjes së Rafaelit, por për shkak të pandemisë Covid 19, gjithçka u shty për këtë vit.
Në kulmin e saj të lulëzimit, Domus Aurea ishte një pallat i shtrirë dhe i kushtueshëm i porositur nga perandori Neron në 64 pas Krishtit. Pas vdekjes së tij, pasardhësi i tij Vespasian shkatërroi “Shtëpinë e Artë”, duke ndërtuar Koloseun në majë të liqenit ngjitur me Domus. Gjatë Rilindjes, artistë si Raphael arritën të futeshin nën tokë me litar, duke vështruar afresket e mrekullueshme që do të ndikonin në kryeveprat e tyre të ardhshme.
Ora Tv.