Këto janë pikturat më të njohura në botë, që njihen si Kryevepra të Artit
Këto janë pikturat më të njohura në botë, që njihen si Kryevepra të Artit
A e keni ditur se cilat janë pikturat më të njohura në botë që njihen si kryevepra të artit dhe ato që bën bujë në historinë e artit..
Tani do të informoheni:
Darka e fundit
Pikturuar nga: Leonardo da Vinci
Viti: Aty rreth 1495 deri në 1498
A e dini se: Piktura murale i ka shpëtuar dy bombardimeve – në fillim nga trupat e Napoleonit dhe më pas gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore në manastirin Santa Maria delle Grazie, Milano.
Mona Lisa
Pikturuar nga: Leonardo da Vinci
Viti: Aty rreth 1503 deri në 1519
A e dini se: Historianët thonë se deri para shekullit XX, “Mona Lisa” ishte shumë pak e njohur. Por në 1911, një ish-punonjës në muzeun e Luvrit e fshehu atë për dy vite. Kjo vjedhje ndihmoi që kryevepra të njihej më tepër.
Nata me yje
Pikturuar nga: Vincent van Gogh
Viti: 1889
A e dini se: Van Gogh jetonte në azilin Saint-Rémy, Francë dhe trajtohej për çrregullime të shëndetit mendor kur pikturoi “Nata me yje”. Ai u frymëzua nga pamja në dritaren e dhomës.
Britma
Pikturuar nga: Edvard Munch
Viti: 1893
A e dini se: Figura androgjene në pikturë në të vërtetë nuk është duke ulëritur nga frika, por është një ulërimë që shkaktohet nga natyra. Piktura u frymëzua nga përvoja e Munch teksa shëtiste gjatë muzgut në Olso, kur qielli u bë jashtëzakonisht i kuq dhe e hutoi. Megjithatë interpretimi i saj mbetet çështje këndvështrimi.
Guernica
Pikturuar nga: Pablo Picasso
Viti: 1937
A e dini se: “Guernica” u zhvendos në Muzeun Metropolitan të Artit Modern në Nju Jork gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’u ruajtur më mirë. Picasso kërkoi që piktura të mbahej aty derisa të vendosej demokracia në Spanjë. “Guernica” u rikthye në Madrid në 1981.
Puthja
Pikturuar nga: Gustav Klimt
Viti: 1907 – 1908
A e dini se: “Puthja” e Klimt nuk është në shitje, megjithatë pikturat e tjera të tij janë shitur për shifra marramendëse. Oprah Winfrey bleu “Portreti i Adele Bloch-Bauer I” për 150 milionë dollarë në 2016-n.
Vajza me një vëth perle
Pikturuar nga: Johannes Vermeer
Viti: 1665
A e dini se: Gjatë 2012 deri në 2014, “Vajza me një vëth perle” u paraqit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Japoni. Ky turne e forcoi statusin e saj si një nga veprat më të famshme në botë.
Lindja e Venerës
Pikturuar nga: Sandro Botticelli
Viti: 1485
A e dini se: Në kohën kur u pikturua, lakuriqësia në art ishte diçka e rrallë, kështu që kryevepra ishte tepër e guximshme.
Las Meninas
Pikturuar nga: Diego Velázquez
Viti: 1656
A e dini se: “Las Meninas” u porosit nga mbreti i Spanjës Philip IV dhe qëndroi në pallat deri në 1819-n.
Krijimi i Adamit
Pikturuar nga: Michelangelo
Viti: 1508 deri në 1512
A e dini se: Për shkak të tymit të qirinjve, ngjyrat e pikturës ishin zbehur. Pas një pastrimi, në 1989-n njerëzit u shokuan nga ngjyrat e ndritshme që kishte përdorur Michelangelo.