Kim Mehmeti: – Rama hienë politike, po përçan shqiptarët në ‘Kadrinj’ e ‘Kristaqë’-
Kim Mehmeti: – Rama hienë politike, po përçan shqiptarët në ‘Kadrinj’ e ‘Kristaqë’-
16 Janar, 2019
Publicisti i njohur, Kim Mehmeti, ka reaguar dhe dënuar gjuhën e ashpër të përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjithë atyre që e kundërshtojnë dhe nuk e përkrahin në ‘çmendurinë’ e vet.
Me anë të një statusi në Facebook, Mehmeti shkruan se Rama duke i etiketuar ata që e duan ‘Kristaqë’ dhe ata që e kundërshtojnë në ‘Kadrinj’, po synon përçarjen e shqiptarëve.
Ja postimi i Kim Mehmetit:
Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë’!
A e keni vërejtur: Kryeministri i Shqipërisë shqiptarët i ndanë në ‘Kristaqët’ e vet që e përkrahin, e të lindurit për të qenë të civilizuar e të mençur dhe gjithë të tjerët që e kritikojnë atë, e që ‘natyrshëm’, mund të jenë vetëm ‘kadrinjë’ e ‘malokë’, me emra ‘anadollak’, që e turpërojnë shqiptarinë!”