Kimete Berisha sulmon Isa Mustafën: – A po do edhe një ‘nuse’ me ta gjet!
Kimete Berisha sulmon Isa Mustafën: – A po do edhe një ‘nuse’ me ta gjet!
Nga Kimete Berisha
03/12/2019
Publicistja Kimete Berisha ka thumbuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për zvarritjen e arritjes së marrëveshjes për koalicion me Vetëvendosjen, shkruan veriu.info
Ajo i është drejtuar Mustafës duke thënë që të bëhet vet president e të mos kërkojë që këtë post t’ia mundësojë VV-ja.
Në fund, ajo ka paralajmëruar se mjafton edhe tre-katër ditë zvarritje të marrëveshjes edhe harrohen dhe se ka kush e do Kosovën pa kushte. /Veriu.info
Postimi i plotë:
Isa, a po do edhe një ‘nuse’ me ta gjet!
Ty a të erdh dita me çu kry’, me qitë kajde, jo po du kështu, jo tash po du kështu.
Jo tash valla po du kështu.
Se t’kemi hasret ty e paska mbet e ardhmja e Kosovës n’ty, nëse ti (aman) pranon me na mëshiru.
Hiç, asnjë dëshirë s’ta kisha plotësu.
Bëhu vetë President mbasi je kaq ‘car’, tuj e ditë veten se s’të do kush veç ju ke ra hise LDK-së e i more në qafë rininë (bashkë me atë ‘gorillën’ e Podujevës).
Me juve Hashimi ka lu qysh ka dashtë, mos shitni mendë, plus ka shkru libër kundër Rugovës, e sa herë ka pas kohë të lirë ua ka plotësu dëshirën ‘nekrofile’ me ua vizitu varrin e Rugovës.
Ju më shumë s’doni, veç me ua vizitu varrin e Rugovës, se çelësi i ardhërisë suaj është varri.
Dhe planprogrami juaj i vetëm për të ardhmën e Kosovës është varri i Rugovës.
Po qesh bota me juve.
Ju, shkoni aq larg në çmenduri sa festoni ditëlindjet e të vdekurve.
Plus hujiteni nëse nuk u bashkangjitet krejt Kosova në festë.
Lë bre allaile. Njerëzit nuk shkojnë te varri i prindërve të tyre, sidomos shqiptarët që shquhen për ‘antipati’ ndaj varrezave, që për syreta i vizitojnë veç për Bajram.
Ju njohim, të gjithëve Ju njohim.
Kem mbajtë ymyd që ndryshimi vjen prej VV, se sa për ty të njohim, a ka punë e keqe në të cilën s’keni qenë pjesëmarrës.
Hashimi bile ka ‘luftu’ nëse jo me pushkë, me fjalë…po ti, ku e more ti gjithë këtë karasevdallak, me qitë kushte, me qitë shkelma…e m’u lazdru.
Na keni lodh.
Ju a po e kuptoni se s’jeni aspak interesant, mjafton edhe tri-katër ditë zhagitje e marrëveshjes dhe harroheni.
Ka kush e do Kosovën pa kushte.