Kina ‘këndon’ mbi viktimat e pafajshme. – Këngë ruse në teatrin ku u vranë 600 civilë ne Ukrainë
15 Shtator 2023
Një këngëtare kineze e operës ka provokuar autoritetet ukrainese por edhe qytetarët të cilët kanë humbur familjarë e të afërm, gjatë pushtimit rus, duke kënduar një këngë ruse mbi rrënojat e teatrit të Mariupolit, të bombarduar nga ushtria e Putin.
Wang Fang u filmua duke kënduar Katyusha, një këngë e kohës së Luftës së Dytë Botërore, në një ballkon në vendin e ngjarjes, i cili është bërë një simbol i shkatërrimit të Moskës në Ukrainë.
Këngëtarja e operës, bashkëshorti i së cilës është një propagandues i njohur i Partisë Komuniste Kineze, supozohet se ishte pjesë e një delegacioni vizitor të blogerëve kinezë të organizuar nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut.