![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/aaaaaaaaaaaaaaaaaaa.jpg?fit=913%2C485&ssl=1)
Kina kundërshton planin e Trump: Gaza është e palestinezëve
6 Shkurt 2025
Pekini kundërshton planin e presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar palestinezët nga Gaza dhe që SHBA të marrë kontrollin e enklavës.
Kina mbështet të drejtat legjitime kombëtare të popullit palestinez, tha zëdhënësi i ministrisë Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Gaza është Gaza e Palestinezëve, një pjesë integrale e territorit palestinez, jo një mjet negocimi politik, e lëre më objektivi i një ligji të xhunglës”, theksoi Guo.
Në një dokument në fund të vitit 2023, Kina i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndihmojë në rivendosjen e një zgjidhjeje me dy shtete.