‘Kina po krijon ushtarë me gjymtyrë robotike’/ Alarmi i drejtorit të shërbimeve sekrete amerikane: Janë të modifikuar nga ana biologjike
‘Kina po krijon ushtarë me gjymtyrë robotike’/ Alarmi i drejtorit të shërbimeve sekrete amerikane: Janë të modifikuar nga ana biologjike
4 DHJETOR 2020
Gjenerata të tëra janë rritur me filma ku protagonistë ishin ushtarë me veti të jashtëzakonshme, ose pjesërisht të ndihmuar nga gjymtyra robotike.
Por trupa ushtarake të tilla mund të ekzistojnë edhe në të vërtetë, dhe ky mund të jetë një lajm aspak pozitiv, të paktën për vendet perëndimore. Lajmin, që pret konfirmim, nuk e ka dhënë një skenarist filmash por autoriteti më i lartë i shërbimeve sekrete amerikane, drejtori i National Intelligence John Racliffe, ku përfshihen të 17 agjencitë e shërbimit sekret amerikan.
Ratcliffe në janar pritet t’i lëshojë vendin zëvendës drejtoreshës e CIA-s Avril Haines, pas betimit të presidentit të ri Joe Biden, por në një intervistë për prestigjiozen Wall Street Journal ka lëshuar akuza të forta ndaj Kinës.
“Kina është rreziku mi madh për Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga shërbimet sekrete janë të qarta, Kina ka vullnetin për të dominuar SHBA-të dhe vendet e tjera të botës nga ana ekonomike, teknologjike por edhe ushtarake. Ata po eksperimentojnë mbi anëtarë të Ushtrisë së tyre me shpresën që të zhvillojnë ushtarë me kapacitete biologjike të zgjeruara. Nuk ka limite etike për Kinën në vullnetin për pushtet”, deklaroi Ratcliffe.
Për këtë arsyeje, ish-kongresmeni teksan, i emëruar në postin prestigjioz nga presidenti Donald Trump, thotë se ka alokuar fonde të rëndësishme për agjencitë amerikane që do të fokusohen kryesisht nga Pekini, duke lënë disi mënjanë, për momentin, “armikun” e përhershëm që ndodhet në Kremlin.
Gazeta Shqip