Kina po shkatërron xhamitë. – Raporti: Përpjekje sistematike për të frenuar praktikën e Islamit
22 Nentor 2023
Vëzhguesit për Drejtat e Njeriut kanë publikuar raportin më të fundit ku thotë se Kina po mbyll, shkatërron dhe ripërdor xhamitë në vend.
Shkak thonë se është “përpjekjeje sistematike” për të frenuar praktikën e Islamit.
Pekini e mohon këtë.
Ka rreth 20 milionë myslimanë në Kinë, e cila është zyrtarisht ateiste.
Raporti vjen pas provave në rritje të abuzimeve kundër myslimanëve në rajonin veriperëndimor të Xinjiang të Kinës.
Në fshatin me shumicë myslimane të Liaoqiao në rajonin autonom të Ningxia, tre nga gjashtë xhamitë janë zhveshur nga kupolat dhe minaret e tyre. Pjesës tjetër u janë shkatërruar sallat kryesore të faleve.
Pamjet satelitore të marra nga HRË treguan pjesën e rrumbullakët sipër një xhamie në fshatin Liaoqiao duke u zëvendësuar nga stili kinez midis tetorit 2018 dhe janarit 2020.
Ka dy grupe kryesore etnike myslimane në Kinë. Hui-t e kanë prejardhjen nga muslimanët që mbërritën në Kinë në shekullin e 8-të gjatë dinastisë Tang. Grupi i dytë janë Ujgurët, kryesisht me banim në Xinjiang.
Rreth dy të tretat e xhamive në Xinjiang janë dëmtuar ose shkatërruar që nga viti 2017, sipas një raporti nga Instituti Australian i Politikave Strategjike.
Pakicat e tjera etnike dhe fetare janë prekur gjithashtu nga fushata e qeverisë.
Autoritetet kanë hequr gjithashtu kryqe nga kishat, kanë arrestuar pastorë dhe kanë tërhequr Biblat nga dyqanet online.
Nga OraNews