Kisha e Shën Gjergjit në Runik,Kosove. –
Kisha ndodhet në pjesen veri-lindore te fshatit Runik. Sipas historiografis serbe kjo kishë është ndërtuar në vitet 1600-1700.
Në oborrin e kishës ka mbi 40 varre, me tre lloj guresh; gurë mermeri që janë vetem dy varre. Kurse në varret e tjerë është përdorur një guri i fortë dhe që kanë të skalitur shkrim cirilic, njëri ka vitin 1926. Ndërsa në varre më shpesh është përdorur edhe një lloj guri më i butë (shtuf).
Gurët e shtufit janë perdorur edhe për ndërtimin e mureve të kishës, ku pas rrënimit të një pjese të kësaj të fundit vërehen në mur gurë të varreve. Me ketë kuptojmë se gurët e varreve nga shtufit janë më të vjeter se kisha egzistuese. Ndërsa poshtë kishës vërehet edhe një themel i një kishe të më hershme, e që nga vendasit shqiptar thuhet që është kishë shqiptare e cila është përvetësuar nga kolon serb të ardhur nga fillimi i shek. XX-të. Kjo mbetet të studiohet ne vitet në viemë.
Nga: Berat Ademi