23 Janar 2025

Kisha e Shën Gjergjit në Shipskë përfaqëson një ndër monumentet më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore të vendit tonë. Ajo është Monument Kulture, Kategoria I, objekt kulturor që tërheq vizitorë sa nga vendi, aq edhe nga jashtë Shqipërisë.

E ndodhur rreth 5 km larg Voskopojës, kjo kishë i përket tipologjisë së bazilikave trenefshe me sistem mbulimi të përbërë nga qemere kupolash dhe harqesh.

Dy radhë kolonash ndajnë hapësirën e naosit në tre nefe, tipar i caktuar arkitektonik që shpesh gjendet në bazilikat e kishave ortodokse. Piktura murale e kësaj kishe daton nga shekulli XVII.

Kisha e Shën Gjergjit në Shipskë, objekt i

Fshati Shipskë e ka pasur lulëzimin e tij përpara qytetit të Voskopojës. Mendohet që fillimet e veta i ka në periudhën e hershme Bizantine. Si qendër e rëndësishme banimi Shipska figuron që në shekullin e 16-të.

Për nga zhvillimi që mori Shipska renditet krahas Voskopojës, Llëngës, Grabovës e Vithkuqit. Përveç kishës së Shën Gjergjit, në Shipskën e vjetër gjendet kisha e Shën Kollit.

Kisha e Shën Gjergjit në Shipskë, objekt i

Kisha e Shën Gjergjit, pavarësisht se është më e hershme, për nga stili arkitektonik, bën pjesë në grupin e kishave të Voskopojës.