
Kisha e Shën Ilias në Stegoppull Gjirokaster ne restaurim, projekti i hartuar nga ITKT
Kisha e Shën Ilias në Stegoppull Gjirokaster ne restaurim, projekti i hartuar nga ITKT
7 NËNTOR 2020
Në fshatin Stegopull të Gjirokastrës ka nisur puna për restaurimin e kishës së Shën Ilias. Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga buxheti i shtetit, parashikon rishikimin e gjendjes dhe strukturës së çatisë së hajatit në anën perëndimore, pastrimin e territorit përreth, stabilizimin e strukturës së muraturave si dhe ndërhyrje konsoliduese – restauruese në pikturën murale të interierit.

Kisha e Shen Ilias Stegopull, Gjirokaster
Kisha e profetit Ilia, në Stegopull të Lunxhërisë, monument kulture i kategorisë së I-rë, është ndërtuar në vitin 1624. Ajo është një nga kishat e ruajtura në këtë zonë.

Afreska Kisha e Shen Ilias Stegopull, Gjirokaster (3)
Piktura murale e saj është vepër e Kostandinit, të birit të Mihalit nga Linotopi dhe nxënësit të tij Nikollës, siç tregon edhe mbishkrimi mbi portën e brendshme të kishës. Kisha e manastirit të Shën Ilias është e vetmja e mbijetuar mes 13 kishave të fshatit Stegopull në Gjirokastër. Kisha e një stili të rrallë arkitekturor mendohet se është një ndër më të vjetrat në rajon, ndërsa ka njohur disa faza rindërtuese përgjatë shekujve.

Afreska Kisha e Shen Ilias Stegopull, Gjirokaster

Kisha e Shen Ilias Stegopull, Gjirokaster
Prezantimi i këtij projekti për këtë kishë, që është monument kulture vjen në vijim të atyre që janë bërë me dije për të tjera monumente kulture në vend, nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. IKTK në faqen zyrtare thuhet se ndërton të gjithë punën kërkimore studimore, ndjek zbatimin e legjislacionit në fushën e monumenteve të kulturës, kryen veprime konkrete mbi monumentet e paluajtshme dhe të luajtshme që janë pjesë integrale e tyre, në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë, bën kualifikimin e kuadrit, autorizon dhe përcakton kriteret e restaurimit. IKTK-ja, në përmbushje të funksioneve të veta, monitoron dhe bashkërendon punën me drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore, bashkëpunon me njësitë e vetëqeverisjes vendore, subjektet publike dhe private, vendase apo të huaja, në fushën e trashëgimisë kulturore materiale. Pranë IKTK-së funksionon Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim (QRKR), që kryen këto funksione: a) formon dhe përditëson njohuritë e restauratorëve dhe të subjekteve të licencuara, në përputhje me parashikimet e këtij ligji; b) harton dhe zbaton programe të kualifikimit të specialistëve në fushën e trashëgimisë kulturore materiale.

Afreska Kisha e Shen Ilias Stegopull, Gjirokaster
Gazeta Sot