Kembanorja, mendohet qe eshte nga më të hershmet në provincat bizantine të Ballkanit.

Kisha e Shën Kollit ndodhet në fshatin Perondi, rrethi i Kuçovës, rreth 18 km nga qyteti mesjetar i Beratit dhe përbën një nga monumentet më të hershme bizantine në Shqipëri. Gjatë shekujve kisha ka pësuar mjaft transformime në rafshin arkitektonik. Në vitin 1970 kisha i është nënshtruar një restaurimi të mirëfilltë nga specialistët e Institutit të Monumenteve.


Në fillimet e saj monumenti ka qenë një bazilikë tri nefshe me nefin qëndror të ngritur lart dhe me narteks dhe sipas studjuesve i përket shekullit të XI. Në një fazë të dytë gjatë përiudhës bizantine kishës i është shtuar muri i narteksit dhe këmbanorja, e cila është lidhur organisht me murin e narteksit. Më vonë kisha pëson një meremetim tjetër, ku vihet re përdorimi i teknikës së kluasonazhit. Rindërtim tjetër i rëndësishëm është ai i vitit 1786, ku shtohen hajatet dhe rindërtohen catitë me tavanet.Rindërtimi i fundit që tranformoi së tepërmi arkitekturën e monumentit është në vitin 1931. Më tipike në unikalitetin e saj kisha e Shën Kollit në Perhondi bëhet nëpërmjet këmbanores, e cila mendohet të jetë nga më të hershmet në provincat bizantine të Ballkanit.

   Megjithë transformimet e shumta në shekujt e kaluar ndërhyrja e specialistëve te monumenteve bëri të mundur që monumenti të rikthehet në identitet dhe të përfaqësojë sot një nga monumentet e kultit bizantin më të spikatur në gjithë rajonin.