![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2018/08/Kisha-e-Shen-Prendes-Permet-Copy.jpg?fit=960%2C719&ssl=1)
Kisha e Shën Premtes ne PERMET. –
Kisha e Shën Premtes ne PERMET. –
Nga: Ilir Bala.
Ndodhet në pjesën e lagjeve karakteristike të qytetit. Ajo është e tipit bazilik me përmasa 22m e gjatë, 16 m e gjerë dhe 8 m e lartë. Mbishkrimi i gdhendur mbi një pllakë guri, tregon për ndërtimin e kishës më 1776 nga kryemjeshtri Ilia kristo. Pikturat murale me skena nga Shkrimet e Shenjta është realizuar më 1808 nga piktori Terpo Zografi. Ikonostasi dhe gdhëndjet në dru, janë punuar artistikisht nën drejtimin e Dhimitrit mjeshtrit shqiptar nga Konica.