Kisha e  Shën Sotiri  ( Cveti Spass) eshte  në qendër të fshatit Kërçisht të komunës Maqellarë.

Kjo kishë frekuentohet vetëm nga ish banorët e fshatit Kërçisht, që sot jetojnë në Maqedoni, të cilët vijnë për të kryer ritet fetare.

Kjo kishë ka ndërtim të thjeshtë pronaus-naus-abside, dhe ka vetëm një dritare në mes të absidës. Në mure ruhen afreske që janë dëmtuar, me përmasa 7m x 3.2m. Muratura është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç e gelqere.

Çatia është muratosur dhe mbuluar me rrasa guri . Kjo kishë është 700 vjeçare. Sikurse kisha e Shën Dhimitrit.

 

Kisha është shpallur monument kulture në vitin 1970.