Kisha e Shen Thanasit Voskopoje.
Kisha mbaroi së ndertuari me 1721. Ajo është e tipit bazilikë trenefeshe dhe ndodhet në pjesën verilindore të Voskopojës, te lagjia e Akamnelit.
Kisha ka dy kupola mbi tambur me qemere dhe kalota sferike të mbështetura mbi dy pilastra dhe tetë shtylla. Permasat e tri nefeve jane 19 m x 10.50 m x 8 m, kurse lartësia e kupolave dhe nefit shkon ne 9m.
Absida është e dekoruar së jashtmi nga shtatë harqe të verbëra dhe dy të tjera anësore në të dy krahët ,që kurorëzojne dy dritare të vogla. Hajati eshte 18.90 m I gjatë dhe 2.85 m i gjerë, i perkufizuar nga 6 arkada të mbështetura nv 5 shtylla dhe dy kapitele.
Tani kisha shërben si kishë për varrezat e Voskopojës. Ikonat e kishës janë vjedhur 5 herë në vitet 1990-2010. Vjedhja më e fundit ishte për ikona të pikturuara në vitin 1724.