Kisha e Shna Prendës –Balldre. –
Kisha e Shna Prendës –Balldre. –
Kisha e Shna Prendës në fshatin Balldren, Bashkia Lezhë.
Kjo kishë e stilit romanik ndërtuar mes shek.XIV-XV paraqet një ndërtim drejtkëndësh, mbuluar me qemer të mprehtë. Kisha nga brënda ka qenë e zbukuruar me afreske ku dallon prej të tjerave tek absida “Darka e fundit”.Në anën jugore, në nivelin e tokës i është shtuar dhe një absidë e dytë.
Një nga meremetimet e këtij objekti kulti i përket vitit 1462 në bazë të mbishkrimit që ruhet mbi dritaren e absidës.
Monument kulture i kategorisë së I shpallur në vitin 1984.