“Kishte futur njerëz të armatosur në selinë e PD”/ Akuza e fortë ndaj Bashës në ‘Breaking’

14 DHJETOR 2021

Indrit Hoxha ka folur sot në Breaking në Top News për kaosin e krijuar ditën e djeshme në selinë e PD.

Hoxha tha se ata nuk kanë aspak frikë të shkojnë në selinë blu pasi ajo është shtëpi e të gjithë demokratëve.

Por shton se u ndje i zhgënjyer nga sjellja e Bashës, që sipas tij kishte ndërruar bravat dhe kishte futur njerëz të armatosur brenda PD-së.

“Ne në zyrat e PD dhe selinë e PD kemi qenë pothuajse përditë dhe do vazhdojmë të shkojmë përditë se ajo nuk është pronë e askujt, por është shtëpi e demokratëve. Nuk ka pronar as Lulzim Bashën e as Sali Berishën.

E aq më tepër kur priteshin incidente, kamerat ishin aty, dhe nuk ndodhi asgjë. Por incidenti i vetëm ishte nga Basha, që kishte ndërruar bravat dhe kishte futur njerëz të armatosur brenda PD. I kishte thirrur Basha,” tha Hoxha.

Gazeta Shqip