Kjo është arsyeja pse SHBA po ndalon të gjitha purot me aromë dhe cigaret me mentol!
Kjo është arsyeja pse SHBA po ndalon të gjitha purot me aromë dhe cigaret me mentol!
1 maji 2021
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po ndërmerr hapa për të ndaluar cigare me aromë mentol dhe të gjitha puro me aromë, përfshirë aromën e mentolit, brenda vitit të ardhshëm, sipas një njoftimi të agjensisë të enjten.
CNN raporton se pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjes së parandalueshme në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Qëllimi është që të “zvogëlojë ndjeshëm sëmundjen dhe vdekjen” nga përdorimi i këtyre dy produkteve.
“Ndalimi i mentolit në cigare dhe ndalimi i të gjithë aromave në puro do të ndihmojë në shpëtimin e jetës, veçanërisht midis atyre që preken në mënyrë disproporcionale nga këto produkte vdekjeprurëse,“- tha në një deklaratë Komisioneri i Përkohshëm i FDA, Dr. Janet Woodcock.
“Me këto veprime, FDA do të ndihmojë në rritjen e shanseve të ndërprerjes së pirjes së duhanit në mesin e duhanpirësve aktualë dhe adresimin e pabarazive shëndetësore të përjetuara nga komunitetet me ngjyrë, popullatat me të ardhura të ulëta dhe individët LGBTQ, të gjithë këta janë shumë më të mundshëm për të përdorur këto produkte duhani,”- vijoi ai.
Agjencia tha se shpreson të ketë ndalimin në vend për një vit. Nuk mund të ndalojë aromën menjëherë sepse ndryshimi i propozuar duhet të kalojë një periudhë ligjore të komenteve publike.
Më shumë se një e treta e të gjitha cigareve të shitura në Shtetet e Bashkuara në 2018 ishin me aromë mentol, sipas CDC.
n.s. / dita